Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot qeverinë e tij të re “Rama 2”, pas triumfit në zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat e vendosën në krye të mazhorancës të vetëm, pa nevojën e një koalicioni.

Ndryshe nga katër vite më parë, kur kryeministri Edi Rama në koalicion me LSI-në e Ilir Metës, i dha kësaj të fundit 5 ministri, kësaj radhe ai e ka formuar komplet qeverinë “në koalicion me popullin”, siç e quajti ai.  

Por nëse 4 vite më parë, qeveria kishte 19 ministri, 14 prej të cilave mbaheshin nga PS dhe 5 nga LSI, qeveria e re e Ramës ka 13 ministri.  

Kështu, përveç ministrave që janë larguar përgjatë mandatit të parë qeverisës për në detyra të tjera dhe ministrave të LSI-së, bie në sy mungesa e emrave si Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ilir Beqja, Eglantina Gjermeni etj.

Kabineti “Rama 1”

Kryeministër Edi Rama

Zv/Kryeministri Niko Peleshi

MINISTRITË:

  1. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
  2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
  3. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
  4. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
  5. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
  6. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
  7. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
  8. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
  9. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
  10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
  11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
  12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
  13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
  14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
  15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
  16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka
  17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
  18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi
  19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi

Kabineti “Rama 2”

Kryeministër Edi Rama

Zv/Kryeministre Senida Mesi

MINISTRITË:

  1. Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
  2. Ministria e Brendshme Fatmir Xhafa
  3. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
  4. Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
  5. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri
  6. Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës Arben Ahmetaj
  7. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
  8. Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
  9. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
  10. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
  11. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
  12. Ministër Shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve, Pandeli Majko
  13. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato

/tvklan.al