Masat dhanë rezultat, po bëjmë gjënë e duhur

Ky është grafiku i të dhënave për të gjitha rastet e prekurave me Covid-19 që prej datës 8 mars kur u evidentuan 2 rastet e parë në vend, që për fat të mirë rezultojnë të shëruar.

Për kryeministrin Rama që ka bërë publike këto të dhëna janë shumë optimiste pasi numri i rasteve që kanë patur nevojë për tu shtruar në spital ka qenë i përballueshëm dhe nuk ka krijuar asnjë kolapsim të sistemit shëndetësor siç ka ndodhur në shtete të tjera.

Për Ramën këto tregues janë arritur vetëm fal masave të shpejta e të forcës së rezistencës qytetare të shkëlqyer siç shkruan ai.

 Ajo që vërehen në këtë grafi është fakti se vendi ynë duket se e ka patur pikun e tij të të prekurve në datat 27, 28 dhe 29 mars ku dhe numri i të shtruarave në spital ishte më i madh rreth 75 deri afro 80 të shtruar, ndërkohë 10 ditët e fundit ka një rënie të kurbës së të shtruarve por dhe shtim të rasteve të shëruara.

Që prej datës 11 mars kur u shënua viktima e parë me Covid-19 në vend numërohen 22 viktima pothuajse të gjithë me patologji të tjera shoqëruese çka ka rënduar gjendjen shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi.

Por ndryshe nga vendet e tjera të prekura rëndë, në Shqipëri në plot 1 muaj që nga evidentimi i rastit të parë nuk ka çdo ditë jetë të humbura ndërkohë dhe rastet që kanë patur nevojë për terapi intensive apo për t’u intubuar kanë qenë të ulëta.

Kryeministri Rama e sheh situatën e rënduar në disa shtete si haraç për vonesat në marrjen e masave ndërsa rezultatet aktuale në Shqipëri sipas tij tregon se janë marrë masat e duhura. Por sipas tij kërkohet durim pasi po të vijohet me këto shifra vendi do të fitimtare nga kjo sfidë historike.

Tv Klan