Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot shifrën e të moshuarve që kanë marrë vaksinën deri sot. Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë bën me dije se janë 100 mijë gjyshe dhe gjyshër që kanë marrë një dozë të vaksinës.

Nderi është i gjithi i yni️ Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar😍 Rrofshi sa malet🙏“, shkruan Rama në një postim në mediat sociale.

Kujtojmë se të moshuarit po vaksinohen me vaksinën kineze Sinovac, e cila sipas Komitetit të Ekspertëve është e sigurt.

Ndërkohë burime për televizionin Klan bëjnë me dije se vaksinimi i të gjithë të moshuarve mbi 70 vjeç do të mbyllet për 2 deri në 3 ditë./tvkan.al