Edi Rama ju kërkon shqiptarëve që në 11 Maj të votojnë me të njëjtën logjik që 95 perqind e prindërve pavarësisht bindjeve politike, mbështetën mbylljen e Tik Tok-ut pasi menduan për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Menduan si prindër, nuk menduan si demokrat dhe si socialistë dhe pavarësisht se isha unë që shkoja nëpër ato takime aty ishin lloj-lloj. Nuk e kishin mendjen fare tek partitë. Nuk i dukesha unë fare si gogol i palës tjetër, por më shihnin si njeriun që ka drejtimin e qeverise dhe si përfaqësuesin e qeverisë që ka mundësi t’i shpëtojë nga ajo mortje, që i ishte futur fëmijëve në trup. Edhe 95% vendosën për fëmijët. Pikërisht këtë gjë duhet të bëjnë në 11 Maj, duhet të vendosin për familjen dhe për fëmijët”, tha Rama.

11 Maj thotë kryesocialisti gjatë prezantimin të kandidatëve të qarkut të Elbasanit duhet të jetë vota për anëtarësimin në Bashkimin Europian për të cilin ai siguron se ka lobuar personalisht me çdonjërin nga 27 liderit e unionit.

“Se janë për libër, nuk janë për fushatë e për t’i treguar, janë kësmet për libër gjithë akrobacitë për të krijuar dhe lidhjet personale për ti pasur në telefon të gjithë liderët e Europës, që nuk ka bërë vaki ndonjëherë. Për këtë punë”, tha Rama.

Procesi i negociatave është i tillë shpjegon kryeministri që çdo hap që hidhet në Tiranë patronazhohet nga Komisioni Europian që nuk sheh vetëm çfarë bën e thotë qeveria por dhe partitë e tjera në opozitë.

“Se thonë patronazhistët e Partisë Socialiste, s’janë asnjë gjë fare. Patronazhistë që ka Bashkimi Europian që na rrinë nga mbrapa çdo ditë, “e bëtë këtë, se bëtë këtë”. Dinë për ca po luftojnë ne dhe e dinë patjetër për ca lufton këneta, dinë patjetër e ca janë moçale, etj etje. Dhe në fund do të bëjnë vlerësimin, ça tha populli shqiptar dhe populli shqiptar ”, tha Rama.

Dhe ajo që bën dhe thotë opozita sipas Ramës është esenca e legjendës se Rozafës, kërkon të shemb themelet e reformës në drejtësi që e ndërtoi ai dhe partia socialiste dhe jo kreu i SPAK-ut.

“Ne nuk do t’i lëmë shqiptarët të kujtojnë se kjo punë nuk kryhet se doli Altin Dumani, nuk është puna se doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin dhe solidaritetin tim dhe tonë për punën që bën, po edhe për sulmet kafshërore, pra nuk është e garantuar Shqipëria, nuk janë të garantuar shqiptarët se çfarë ndërtohet sot, nuk prishet nesër. Se nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është mit, legjendë shqiptare, nuk është legjendë franceze“, tha Rama.

Në Elbasan, Rama i la të hapur mundësinë e bashkimit me PS dhe deputetit demokrat të Peqinit, Dashnor Sula.

“Mund të jetë një ditë dhe Dash Sula, por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të dezinfektohet. Duhet të heqë gjithë morrat e kënetës”, thekson Rama.

Tv Klan