Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave me tone të ashpra të Presidentit Ilir Meta. Ai shkruan në rrjetet sociale se sa herë që Meta “del, flet, bërtet, shan, lajthit”, bëhet e qartë që zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhje mes drejtësisë dhe Metës.

Madje sipas kreut të qeverisë, votat për LSI-në janë vota kundër drejtësisë, ndërsa votat për PD-në janë për Metën dhe Berishën. Ironi bën edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për të cilin thotë se “thjesht ha përshesh”.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 Prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama./tvklan.al