Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të shtunë se janë 424 aplikantë për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, i cili është drejt fundit dhe pritet të hapë dyert për pak ditë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se spitali me një e ekip turko-shqiptar, do të jetë i pari shembull i Autonomisë Spitalore.

Më tej ai shkruan se kjo Autonomi Spitalore do të shtrihet në të gjithë vendin në mandatin e tretë.

“424 aplikantë për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”, shkruan Rama në postim./tvklan.al

🔴👩🏻‍⚕️👨🏻‍⚕️424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip…

Posted by Edi Rama on Saturday, April 3, 2021