Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dy avionët e radhës me afganë që mbërritën sot në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e tyre në 457.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se gjithë opinioni ndërkombëtar vlerëson mikpritjen e afganëve në Shqipëri.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, shkruan Rama në Facebook.

Mëngjesin e sotëm mbërritën 2 avionë me shtetas nga Afganistani me 182 pasagjerë në total. /tvklan.al