Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një komunikim live në Facebook, ka bërë thirrje sërish për kujdes dhe masa të shtuara e disiplinë për parandalimin e koronavirusit.

Rama ka njoftuar se do të bëhen kontrolle për të gjithë ata që janë kthyer nga zonat e kuqe, të infektuara me koronavirus, duke thënë se duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, përndryshe gjoba do të jetë 5 mijë euro.

Ata që kanë ardhur nga Italia apo Greqia, por edhe zona të tjera të prekura, të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Sot Policia dhe Ushtria do të dalë në rrugë që do të organizojë postblloqe për kontrolle të automjete dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia, apo Greqia, në 14 ditët e fundit, dhe nga nesër kush do të kapet në rrugë, ata që nuk lejohen të dalin, do të gjobiten me 5 mijë euro.

Ju kërkoj ndjesë, por është masë që në kushte normale do ishte absurditet, por kjo nuk është një kohë normale, është një kohë lufte, me një armik pa din, pa iman.

E sa e pakëndshme është të mbyllësh biznesin e të kufizosh lirinë tënde, por faleminderit shumë ata që mbyllën diskot, klubet, palestrat, apo mjediset e mbyllur të fëmijëve, apo pikat e internetit që do të mbyllen nga sot.

E di që kush lëviz me makinë do të bezdiset nga kontrollet, por s’kemi rrugë tjetër veçse të kufizojmë lëvizjet.

Do ta kalojmë miqtë e mi, siç kaluam tragjedinë e 26 nëntorit ku e patë që dolëm të gjithë më të fortë, por nëse tërmeti na mori 56 jetë pa paralajmërim, koronavoirusi na paralajmëron”, u shpreh Rama. /.tvklan.al