Aeroporti i Vlorës, Rama: Aleancë me aeroportin e Mynihut në Gjermani



Aeroporti i Vlorës, Rama: Aleancë me aeroportin e Mynihut në Gjermani

11:55 28/11/2021

Nisën sot zyrtarisht punimet për aeroportin e Vlorës. I pranishëm gjatë punimeve ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se sapo të përfundohet ndërtimi i aeroportit do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Kjo do të garantojë jo vetëm menaxhim të nivelit më të lartë sipas Ramës, por edhe sinergji me të gjitha aeroportet.

 “Gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuan me gjithë përqeshjet e tyre karakteristik , me gjithë rromuzet e tyre tradicionale u kthye në një mirësi sepse sot jemi këtu, jo vetëm me konsorciumin e krijuar nga baca Behgjet, por edhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit që është aleanca me aeroportin e Mynihut, një nga fuqitë më të mëdha të fushës së transportit jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Pasi kanë nisur ta shoqërojnë procesin për përgatitjen e projektit, zbatimit qysh në hapat më të parë dhe të gatshëm për të marrë operimin e aeroportit të Vlorës, në momentin kur konsorciumi do të arrijë ta përfundojë dhe ta bëjë gati për fluturimet. Fantastike që aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë dhe garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë të këtij aeroporti, por edhe garanton atë që të gjitha aeroportet kanë nevojë, sinergjinë me të gjitha aeroportet. Aeroportet janë si klane familjare. Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë të bukur apo të kesh një punë që këtu do të jetë 3.2 kilometra. Duhet edhe të kesh aleanca dhe sinergji me aeroporte të tjera për të menaxhuar një numër shumë të madh pasagjerësh dhe për të krijuar kështu një sistem ku strukturat aeroportuale mbështesin dhe plotësojnë njëra-tjetrën”, tha Rama./tvklan.al








Të ngjashme