Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të marte ndodhet në Manëz të Durrësit për një bashkëbisedim me fermerët e zonës. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nisi takimin e sotëm duke u shprehur se

‘ne do të bëjmë punë këto 4 vite aq sa s’kemi bërë për 20 vite.”

Ai i’u drejtua banorëve të zonës duke iu thënë se zona juaj është afër me Gjirin e Lalzit dhe ka shumë punë, për bërë e për të patur punë. Investimi ynë në këto 4 vite do të jetë në maksimum.

“Ky është momenti, ky është shanci, të votojmë Partinë Socialiste. Ju jeni njerëz të zgjuar sepse dini të dalloni se kush di ta bëjë punën dhe kush punon. Me Edi Ramën në këto 4 vite bëmë shtet. Legalizuam mijëra banesa. Bëmë reforma në drejtësi, bëmë reforma në arsim, bëmë reforma në shëndetësi. Ne do të krijojmë drejtësi në këtë vend.”

mbylli fjalë e tij kryebashkiaku Dako.

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se është hera e dytë që vjen në Manëz dhe sa mirë që ndihet në mes të kësaj familjeje të madhe. “

Njerëzit nga televizori shohin lajmet e këqija dhe nuk kanë faj që e mendojnë Shqipërinë ashtu. Më vjen mirë që vij këtu pas një dite pas zhbllokimit të Vetting-ut, në një vend si ky prap do të fillojnë muhabetet e rakisë nëpër tavolina. PD me 50 % e vet kishte bllokuar procesin e Vetting-ut. Ka juristë me eksperiencë 15-vjeçare që kanë konkurruar tek Avokati i Popullit që presin të fillojnë e të bëjnë pastrimin e pallatit të Drejtësisë. Njerëzit nuk kanë faj sepse kanë parë shumë momente krizash që kanë ngelur bllof. Reforma në Drejtësi është një reformë që duhej rregulluar që në momentin e parë. Ne nuk erdhëm në qeveri në 2013 për të arnuar. Ne kemi ardhur për të operuar dhe për të shëruar. Dmth reforma në Drejtësi është operacioni më i rëndë që është bërë në trupin e Shqipërisë në këto 27 vite. Sepse e çon thikën deri në palcë për të operuar. Sigurisht që duhej bërë më parë. Ajo që duhej bërë në çerek shekulli u bë në 3 vite. Sot Shqipëria është më mirë se ç’ishte dje në mëngjes. Pse? Sepse morrëm guximin për zhbllokimin e Vetting-ut. Këta të tepsisë që dalin nëpër televizione dhe ca quhen analistë, ca përplasin duart mbi tavolinë, flasin për ju por mendjen e kanë tek tepsia për veten  e tyre. Uleni zërin e tv dhe shihjuni fytyrat e nëse do ju mbushin mendjen se ndonjë fytyrë nga ata atje ka lidhje me ndonjë fshatar atëherë shkojini e votojini, por asnjë fytyrë aty s’ka lidhje me ju

.”

Rama qytetarëve të zonës së Manëz-s ju kujtojë një shprehje të një Presidenti amerikan i cili ka thënë “Kur vete 40 – vjeç njeriu mban përgjegjësi për fytyrën që ka.”

Kryeministri Rama në fund të fjalës së tij shtoi: 

“Çfarë është Vetting-u? Më shkruan njëri sot në mëngjes meqë e bëre Vetting-un Berisha s’do të arrestohet deri më 25 Qershor. Por s’ka lidhje.

Nëse njëri thot që ka 7 shtëpi. Njërën ia ka lënë vjehrra, njërën ia ka lënë kunati që jeton në Orlando, etj. Por nëse ky vjehrrën e ka akoma gjallë, e nëse motrën nuk e ka të martuar atëherë kush ia la këto 7 shtëpi këtij? Kush do ia vërë drejtësinë këtij? Republika e re që do të sjellim pas 25 Qershorit. Ne e filluam nga koka dhe do të vazhdojmë me të gjitha me rrallë. PD u fut në zgjedhje por ata nuk kanë ndryshuar, janë po ata. Nëse do të shohësh polic që hanë fara luledielli në rrugë atëherë voto ata. 

Ne kemi vënë themelet mbi baltën që lanë ata dhe tani do të ngremë themelet. Di të them që kemi bërë aq sa kemi mundur, nuk bëmë dot aq sa deshëm, por provën që në këtë vend u bë shtet, ne e kemi dhënë. Provën që polici është polic, që shkolla është shkollë, dhe spitalet janë spitale e kemi dhënë. Na jepni mundësinë të marrim 71 mandate dhe ti shohim sëbashku ftytet e 4 viteve të ardhshme.

” /tvklan.al