Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e punimeve që po kryhen për aksin e ri Korçë-Ersekë.

Në një video të publikuar në Facebook mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë thotë punimet tashmë vazhdojnë në pjesën e dytë me gjatësi 12.85 kilometra të këtij segmenti.

Rruga e re pritet të ketë ndikim për zhvillimin rural të zonës por edhe të turizmit.

“Punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al