Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi në Njësinë 2 në Tiranë ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në makinat që shoqërojnë Bashën janë dhe ata që kërkojnë të hapen bingot. Sipas kreut të socialistëve, Basha u ka premtuar që do hapen bingot sërish ndaj po e mbështesin tani.

Por ai akuzoi sërish kreun e opozitës se është një kukull në duart e Sali Berishës dhe të Ilir Metës.

“Ne na i thonë të gjitha patronazhistët. Ju e dini kush është brenda atyre makinave me xhama të zinj. Brenda tyre janë ata që presin që në 25 Prill të hapen bingon, ua ka premtuar që do hapen bingot. Luli e ka pasur jetën fjollë dhe është vetëm është ngjitur si një kukull.

I keni parë kalamajtë ku i mbajnë kukullat tek koka e krevatit, nuk e lënë rrugëve. E mori Sali dhe thotë është Partia e re Demokratike, por është bashkuar dhe krushku tjetër Iliri“, tha Rama./tvklan.al