Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar opozitën si një “çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze”, pas rasteve të vetëvrasjes së disa personave në spitalet Covid.

Kryeministri merr krahasim Italinë dhe thotë se janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe atje opozita nuk është marrë me këtë tragjedi.

“Në Itali nga Marsi në Gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin”, tha Rama.

Por e menjëhershmë ishte përgjigja e opozitës.

“Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve. Edhe sa njerëz duhet të vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalesh vjedhjen dhe t’i çosh paratë për paisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta anti COVID”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

/tvklan.al