“U kalua çdo kufi i demokracisë kur njerëzit kanë nevojë për solidaritet”

Marrëzi politike, makabritet dhe veprim çnjerëzor i cilësoi Kryeministri Rama akuzat e Lulzim Bashës për  fshehje të viktimave nga COVID-19.

Te dalësh e ti thuash popullit që qeveria  po fsheh te vdekurit do të thotë të kapërcesh kufijtë e demokracisë madje dhe të luftës të çartur për pushtet, madje kjo është brutalisht çnjerëzore

Fotografitë nga morgu i Tiranës, që pushtuan rrjetet sociale Rama i ka quajtur klandestine, përmes të cilave sipas tij po njollosen edhe bluzat e bardha që shërbejnë në spitalet COVID.

Si mund të cenohet deri në këtë farë feje integriteti njerëzor jo thjesht profesional, i një armate të tërë mjekësh. Diagnoza është një përgjegjësi profesionale dhe ligjore në spitalet tona, ashtu siç është akuza për fshehjen e të vdekurve, jo vetëm papërgjegjshmëri politike, por dobësi e frikshme karakteri  e kësaj opozite”.

Prej 48 orësh Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë, por ndryshe nga kundërshtari I tij politik, Edi Rama ia lë në dorë organit të akuzës nëse dëshiron të bëhet pjesë e asaj që kryeministri e cilësoi neveri.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj, nëse do ta shohë të arsyeshme nëse do të përfshihet në këtë lemeri politike për të zbardhur një marrëzi kriminale askush s’do ta pengojë”.

Sipas Ramës këto akuza janë thjesht dhe vetëm politike. “Çfarë janë ata qe humbasin jetën në spitalet COVID, vota që humbasin gjatë votimeve në zgjedhjet e partisë demokratike  apo kuti këpucësh me Lekë të zeza që nisën nga gjiri i Lalëzit drejt burimeve mediatike

Teksa i ftoi qytetarët që të mos dyshojnë në shifrat e raportuara nga qeveria për situatën e COVID-19, Rama i ftoi të mos bien pre e akuzave të opozitës, që sipas tij kërkon plaçkë për pushtet.

Tv Klan