I bindur se sikundër Partia Demokratike në vitin ‘92, edhe Edi Rama beson fort se ai dhe ekipi i tij janë në kohën e duhur për të përmbushur një mision që kanë ndaj shqiptarëve në 11 Maj.
“Është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e fatit të Evropës. Ne jemi në kohën dhe vendin e duhur si PD në 1991-1992, shprehet Rama.
Pavarësisht lëvizjeve tektonike të drejtësisë së re në luftën ndaj korrupsionit, nga të vetët kërkoi zero kompleksim.
“Nuk mund të kompleksohemi nga disa injorantë. Çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit nuk mund të na kthehet në një arsye për t’u ndier fajtorë”, deklaron kreu i qeverisë.
Edhe pse në Vlorë tha se ka një ekip fitues, sërisht kritikat nuk i kurseu ndaj disa prej deputetëve të këtij qarku.
“Nuk kemi dhënë një shembull ashtu siç duhet”, shprehet Kryeministri.
Pasi mbaroi me ligjvënësit, në shënjestër vuri edhe strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Vlorës.
“Në vend ta mbështesin deri në fund i vënë stërmkëmbësha edhe vetë bashkisë”, thekson lideri socialist.
Vlonjatëve, e veçanërisht kundërshtarëve të tij politikë tha se i ka një borxh për t’i kthyer.
“Pas 11 Majit duhet të vendosim tolerancën 0 ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit, aq më tepër për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike”, shprehet Rama.
Në morinë e takimeve në qarkun e Vlorës, njërën e veçoi si suprizën më të veçantë të karrierës së tij.
“Dje Zamira më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të forumit të PD. Ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu”, deklaron Kryeministri.
Dhe si në çdo dalje nuk harron batutën e rradhës, ku kësaj here protagonisti ishte Damian Gjiknuri.
“Burrat vijnë gjithmonë prapa e di Damiani, dhe nuk është dakord me mua këtë se ky është dhe kokëfortë”, tha Rama.
Me të rinjtë socialistë Rama ndau edhe surprizën më të veçantë të karrierës së tij.
“100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 Maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf kur je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur”, tha Rama.
Tv Klan