“E kemi të lehtë t’ju sjellim policinë tek dera”

Kryeministri garanton se sistemi shëndetësor aktualisht mund të përballojë si me kapacitete spitalore ashtu dhe pajisje mjekësore shifrat e të prekurve me Covid-19. Por gjithsesi ai bën apel, që askush të mos e vendosë në provë duke shkelur masat apo duke e injoruar rrezikun që vjen prekja nga koronavirusit të ri. Apelin në mënyrë të veçantë e ka për sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve.

“Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë në restorante, lokale e bare për të vendosur rregull. Por a është kjo ajo që duam? Duan me çdo kusht të shfrytëzojnë çdo metër katror të lokalit, por harrojnë që duke bërë kështu kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe njëherë tjetër”.

Edhe për mosbesuesit, konspiracionistët dhe politikanët që shpërdorojnë aksesin në media duke sjellë një situatë që sipas Ramës nuk ekziston ka një tjetër apel.

“Pse? Është një lojë e Gates për t’i vënë një çip çunave të Laçit, apo djemve të Vlorës, apo për të dëgjuar live nëpërmjet satelitit muzikë polifonike?  Fatkeqësi e madhe por nuk është vendi për ta shtjelluar se si zëra që janë me mikrofon tregojnë një realitet të frikshëm që nuk ekziston. Ju lutem të sillemi me një përgjegjësi të madhe”.

Kryeministri është i bindur që situata pandemike në vend do të përballohet falë dhe bujarisë së vendeve si SHBA apo aleancave si NATO që kanë dhuruar 60 respiratorë të rinj për spitalet Covid të marrë në dorëzim nga Ministria e Shëndetësisë.

Tv Klan