Rama apel naftëtarëve: Mbyllni grevën të ulemi në bisedime, s’ka rrugë tjetër



Rama apel naftëtarëve: Mbyllni grevën të ulemi në bisedime, s’ka rrugë tjetër

10:39 28/10/2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve në Ballsh. Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shkruan se është e drejta e naftëtarëve që të qëndrojnë në greve, por për të është e pamundur që të ulet në bisedime me presione dhe ultimatume.

Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan Rama.

Më tek Kryeministri shprehet se qeveria po punon për të gjetur investitorin për të rindezur rafinerinë. Rama u thotë naftëtarëve se ka vetëm një rrugë të mbyllet greva dhe palët të ulen në bisedime.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezim rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, vijon reagimin kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër gratë e naftëtaëve në Ballsh janë shprehur se nuk do ndalojnë grevën pa u zgjidhur problemi i tyre./tvklan.al





Të ngjashme