“Do përdorim edhe një pjesë të fondeve nga koncesionet”

Kryeministri Edi Rama dha detaje të tjera në një intervistë për emisionin “Opinion” mbi paketën financiare të qeverisë për daljen nga situata e koronavirusit.

Sipas Ramës, askush që punon në sektorin privat nuk do të humbë pagën. Por kjo nuk vlen për të pasiguruarit dhe kush paguhet në të zezë.

Rama sqaroi edhe fondet që janë marrë nga koncesionet dhe që do të kalojnë për planin e kalimit të situatës. Platformën e opozitës e konsideroi jo reale.

Tv Klan