Kryeministri, i nxitur nga fjalët e një prej operatorëve turistikë në Berat, komenton protestën e opozitës, që sipas tij nuk ka asnjë shans të rrezojë një qeveri të ardhur me votën e shqiptarëve, por po dëmton turizmin dhe ekonominë e vendit.

Sipas Kryeministrit, opozita po i jep mundësi vendeve skeptike që të justifikojnë votën kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Gjithsesi, Rama shprehet i sigurt që ky aksion i opozitës shumë shpejt do të fashitet.

Në takimin me operatorët turistikë, Rama flet për projektin që ka për shtëpitë muze të Beratit dhe Gjirokastrës. Në rrjetet sociale, vetë Kryeministri ka publikuar dhe këtë video, ku i mban ison një kënge të një grupi fëmijësh.

Tv Klan