Riaplikimi përmes e-Albania

Të gjitha autorizimet e marra deri më tani përmes email-it nga Policia e Shtetit do të jenë të vlefshme edhe javën e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do të duhet që të gjithë drejtuesit e automjeteve të riaplikojnë në e-Albania tashmë për të marrë autorizimin e ri. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

“Sqarim: Të gjitha autorizimet e marra deri tani përmes email-it nga Policia e Shtetit janë të vlefshme për javën në vijim dhe gjatë javës së ardhshme, duhet të riaplikohet me terezi përmes e-Albania, për të vazhduar normalisht javën e mëpastajme”.

Më herët, në një tjetër postim, Kryeministri sqaroi se të gjithë ata që janë në punë dhe kërkojnë të marrin leje-dalje për të lëvizur me automjet apo motoçikletë, mund ta marrin këtë të fundit nëpërmjet e-Albania, https://e-albania.al/. Rama shkruajti se marrja e leje-daljes me automjet përmes e-Albania i jep fund email-eve dhe pritjeve të deritashme për përgjigje./tvklan.al