Në konferencën për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Kryeministri Edi Rama iu referua nismës së “Ballkanit të Hapur” duke e lidhur atë me Procesin e Berlinit. Rama tha se “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të realizohet.

Ai shpjegoi se është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit. Sipas Kryeministrit, nisma nuk është një detyrë për t’u bërë nga të tjerët, por nga ne pasi Eruopa nuk e ka për detyrë dhe angazhim të merret me të gjithë kalamajtë e Ballkanit.

Procesi i Berlinit është një sintezë e aplikuar për Ballkanin e projektit të BE, nuk është gjë tjetër. Si e bënë ata pas luftës? Duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit duke u marrë me çfarë i bënë njëri-tjetrit në luftë apo duke bashkëpunuar? Dhe si bashkëpunuan? Duke ndërtuar njëherë komunitetin e qymyrit dhe hekur-çelikut, pastaj duke bërë Traktatin e Romës për tregun e përbashkët. U deshën disa vite dhe pastaj erdhi koha kur Hilibrandi në emër të Gjermanisë kërkoi ndjesë, në 69-ën, por paqja përfundimtare, shkrirja e akujve, mbyllja përfundimtare e së shkaurës dhe transformimi përfundimtar i aleancës franko-gjermane në boshtin e Europës së bashkuar erdhën pas vitesh e vitesh kur u ndërtua besimi, me një marrëveshje këtu, një marrëveshje atje, atje dhe marrëveshje të vogla në fillim e pastaj pak më të mëdha, por për çfarë u bënë ato marrëveshje? Për të harruar luftën, për të harruar krimet, për të harruar të shkuarën? Jo. Ato marrëveshje u bënë sepse ndërkohë njerëzit duhet të jetojnë, të ushqehen, duhet të arsimohen, të kenë më shumë punë, të ardhura, prandaj u bënë ato marrëveshje dhe prandaj bëra këto marrëveshje. Kështu që vendosja në një zjarr të kryqëzuar e miqve dhe partnerëve tanë, qoftë në Bruksel, qoftë në Berlin, qoftë kudoqoftë, që disa thonë “Ballkani i Hapur” duhet, disa thonë “s’na duhet” bën që miqtë tanë të jenë sa më të ekuilibruar që të mos krijojnë çekuilibër këtu. “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të bëhet dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur dhe do të jetë hapësira ku të gjithë do të vijnë njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë dhe kush vjen më vonë thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet, kaq e thjeshtë është kjo. “Ballani i Hapur” është interes strategjik dhe mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Për ta mbyllur, i thashë presidentes edhe këtë: “Për një projekt të BE që realizohet në Shqipëri, ndërtohet një entitet për çdo projekt që quhet njësia e zbatimit të projektit. ‘Ballkani i Hapur’ është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit”. Ne duhet të jemi njësia e zbatimit të projektit, nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani, as në Francë, as në Bruksel sepse nuk kanë as detyrën ta bëjnë këtë, as kohë, as mundësinë dhe as kanë pse të kenë angazhim për ta bërë këtë sepse janë votuar për të bërë shumë gjëra të tjera më përpara sesa të bëjnë “Ballkanin e Hapur” apo se sa të merren me të gjithë kalamajtë e Ballkanit, u shpreh Rama./tvklan.al