Për artikuj të paguar që synojnë të nxijnë imazhin e Shqipërisë ka folur Kryeministri Rama, duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga Bild. Teksa ndau një kafe më banorë të njësisë numër 10, në krah të kryebashkiakut Veliaj dhe ish-ministri Xhafaj, Rama la të kuptohet se materialet e dosjes 339 janë servirur nga opozita.

“Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo thjeshtë ne, edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Tmerr i madh, në atë rast i ka marrë ai. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë puna e vet, por shumë angazhim, energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë”.

Opozitën e sheh si pengesën kryesore për të integrimin e vendit, duke iu referuar specifikisht ish-kryeministrit Berisha.

“Të gjithë kanë pasur opozitë, beteja, të gjitha ata që janë në BE, edhe Bullgaria bojkot kishte, por  morën presidencën e BE 6 muaj, bënë paqe politike. Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna, dhe të gjithë ata që dolën nga këto historira ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë, është skandaloz ça të them”.

Rama zgjedh ta komentojë me një batutë edhe kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve: “Do bëhet film dhe atë e ke 10-20 vjet. S’dua unë dhe s’bëjmë zgjedhje. Pastaj çohet tjetri, e tjetri me radhë”.

Tv Klan