Rama: Banesat e reja, antisizmike dhe ekologjike

Rama: Banesat e reja, antisizmike dhe ekologjike

15:38 24/01/2020

“Ekspertë të huaj për të ndihmuar në rindërtimin” 

Familja Sula, e mbetur e pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, nga kjo e premte ka një banesë të re. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat e shtëpisë në zonën e Kasharit.

Kreu i qeverisë theksoi se qëllimi është që ndërtimet e reja të jenë antisizmike dhe ekologjike.

“Sot që në mëngjes e kemi filluar punën me një grup ekspertësh të huaj për rindërtimin për të parë disa module të reja ndërtimesh. Kanë shkuar në Bashki, sepse po shohim këto teknologjitë reja që janë për ndërtime antisizmike dhe moderne, që ka disa terminologji fantastike dhe ishim sot atje, po diskutonim dhe japin mundësi për të ndërtuar më shpejt dhe në mënyrë më ekologjike”.

Kryeministri Rama shtoi se po punohet që të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti tragjik i vitit të shkuar të sistemohen me kushte më të mira se më parë.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi