Rama: Basha do menaxhonte mbetjet me 37 €/ton


Rama: Basha do menaxhonte mbetjet me 37 €/ton

15:35 17/10/2020

“Sot kemi kostot më të ulëta në të gjithë Europë”

Edi Rama nuk e ka lënë vetëm me përballjen në “Opinion” çështjen e inceneratorëve. Në një postim në Facebook ai ka publikuar edhe njëherë dokumentin e firmosur nga Basha në Gusht të 2013-s kur drejtonte Bashkinë e Tiranës e ku sipas studimit të fizibilitetit koston për depozitimin e mbetjeve në Sharre llogariteshin 37 Euro për ton.

Rama thotëse kostot e përpunimit të plehrave në Shqipëri janë më të ulëtat se në të gjitha vendet e Europës. Pavarësisht akuzave të opozitës kryeministri ka deklaruar se veç 3 inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit do të vijohet me projektet në Durrës dhe Korçë.

Tv Klan





Të ngjashme