“Ne rindërtojmë dhe vaksinojmë, ata shkatërrojnë dhe infektojnë”

Edi Rama mendon se për shqiptarët zgjedhja në 25 Prill është shume e thjeshtë, sepse është zgjedhja mes 2 botëve të ndryshme. E quan të pafalshme mosreagimin e Lulzim Bashës ndaj deklaratave të paraardhësit tij, ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me cilësinë e vaksinave.

“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë”.

Zbulon komunikimin me homologun e Kosovës, Albin Kurtin lidhur transferimin e sasisë së vaksinave të premtuara për mjekët e Prishtinës tek një tjetër kategori.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”.

Me fermerët e Rrogozhinës foli për planin për bujqësinë që veç mbështetjes për këtë sektor përmes subvencioneve dhe shpalosi synimin për rritjen e eksporteve. Ndërsa me pedagoge të universitetit të Shkodrës debatoi për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe mundësitë e krijimit të një platforme për universitet.

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Unë mendoj se dy janë korsitë e ecjes një është ajo që ju thoni copëzat tuaja të shqetësimit që duhet të përkthehen në një platformë për universitetin”.

Ndërsa gjatë këndit të fjalës në Kavajë, Kryeminstri theksoi se mandati i tretë i duhet që Shqipëria të mos kthehet pas.

Po ashtu, Rama u ndal të shikonte ecurinë e procesit të rindërtimit.

Tv Klan