“Nuk mund të anulojmë koncesionet, mbeten qytetarët pa shërbime”

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar sërish në tryezë kreun e Partisë demokratike Lulzim Basha për të diskutuar për tejkalimin e situatës së krijuar nga tërmeti. I pyetur për planin me 3 pika të propozuar nga Basha, Rama thotë se ato nuk duhet të mbeten thjesht për propagandë.

“Basha dhe forca e tij politike, propozimet mos t’i bënin si propozime të Reformën në Drejtësi, por të vijnë në tavolinë dhe t’i diskutojmë gjërat me njerzillëk dhe të mos shërbejë si garë mes socialisteve dhe demokratëve, por një garë me kohën, që të mos humbin mundësinë që të rikthehemi siç kemi qenë më parë, por nuk bëhet me deklarata në TV”.

Rama tha se anulimi i koncesioneve do të linte qytetarët e tjerë pa shërbime. Rama solli në vëmendje konfliktin me presidentin Meta për të cilin tha se situata e tejkalon.

“Ne jemi në një konflikt të hapur me Metën, institucional ekstrem kemi një komision për ta shkarkuar. Sot na thërret dhe se shkojmë. Asgjë në raport që u ka ndodhur të gjithëve, kush jep kontribut është i mirë se ardhur”.

Tv Klan