Edhe seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Duke cituar fjalët e Bashës, Rama tha se ai duhet të mësojë matjet për mbushje gropash, pasi “me këtë gropë që po të hapet do duhen shumë metër kub dhe që ta mbyllësh”.

Tangoja na ka mbetur ne se Baftjari nuk na ka mbetur në programin e partisë. Dola përsëri këtu sepse është e nevojshme dhe meqë Lulzim kërkove ti referohemi Frojdit, ndër të tjera Frojdi thotë që koha e harxhuar me macen nuk është kurrë kohë e humbur. Të lutem kështu që unë e konsideroj kohë të shfrytëzuar me efektivitet kohën që harxhoj e ty.  Një gjë duke iu referuar atij burimit të PD-së. Kostot maten me metër katror Lulzim, jo me numër shkollash sepse ka shkolla që janë me palestra. Ka shkolla që janë më të mëdha, ka shkolla që janë më të vogla. Jepu një porosi ekspertëve që t’i bëjnë llogaritë një kosto shkollave dhe hajde prapë me burimin e PD-së dhe flasim. Se mos e bëni siç e bëtë me unazën e re që ulnit e ngrinit kilometër a thua se kilometrat e rrugëve janë si kilometrat e teritalit. Kilometrat e rrugëve varet se çfarë bën aty dhe tani që e shohin njerëzit se çfarë po bëhet aty është e qartë që po ndërtohet një vepër komplekse inxhenierike. Këto janë gjëra të thjeshta, po ti gropën e Hajdin Sejdisë ke mbushur se nuk ke bërë gjë tjetër. Të paktën të dije këtë matjen me metër kub dhe për mbushje gropash se me këtë gropë që po të hapet do duhen shumë metër kub dhe që ta mbyllësh. Sa për PD-në, nuk jam unë i shqetësuar fare. Nuk i referohem asaj që ndodh në PD përveçse asaj që kam thënë kur ti më fton për ta bërë këtë gjë. Kur ju na ftoni në këto hullinj, çfarë të them unë. Kur ti më thua, shko pranë njerëzve, çfarë të bëj unë kur ti ma kërkon me zor. Të të them, po ti mo ku i ke njerëzit? Se unë nuk e di, unë të kërkoj me qiri, por nuk të shoh gjëkundi tjetër përveç kutisë së vogël të Neës 24. Ti thua populli po vuan, ata që ngrihen në sabah në çadra. Ku e di ti, të gjithë e dinë që ti ngrihesh vonë. Duhet të bësh xhiron që të vesh në punë gjithë makinerinë tënde. Pse më detyron, çfarë po më thua tani për historitë e Bashkisë së Tiranës? Pse ma kërkon mezor atë që e dinë të gjithë”, tha Rama./tvklan.al