Rama-Bashës: Mos shpreso kot, pjesa që dimë të dy nuk do rrijë mbuluar

Akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ka krijuar një “shtet privat” për të asgjësuar provat në çështjet e Agron Xhafajt dhe Xhisiela Malokut, Kryeministri iu përgjigj nga rrjetet sociale.

E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.

Më tej, kryeminsitri pyet Bashën se çfarë ka me Xhisiela Malokun që se lë rehat.

Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd.

 

/tvklan.al

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*