“Mos shto kushtet për Reformën Zgjedhore”

Vetë thotë se nuk e ka në ADN kulturën e kërcënimit, por në foltoren e parlamentit Edi Rama, me tone ultimative i kërkoi Lulzim Bashës të reflektojë dhe mos të shtojë kushtet për Reformën Zgjedhore, pasi socialistët janë gati dhe ta grisin marrëveshjen e 5 Qershorit.

Mos na tundoni, se për atë Zot, ajo marrëveshje një fije peri  e ndan, realizimin deri në fund nga grisja e asaj marrëveshje dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulëzim Basha. Partia Socialiste nuk është fondacioni i popullit, nga një anë duke vënë kushte mbas kushtesh dhe nga ana tjetër duke dalë përditë dhe duke na sharë. Ata mendojnë akoma se do të jenë prapë në opozitë”.

Në debatin në parlament me opozitën parlamentare, Rama, pavarësisht gatishmërisë për të diskutuar për listat e hapura u kujton se falë tyre cilësia e parlamentit është rritur.

“Transformimi  i madh në përmbajtje i parlamentit dhe sidomos balancimi gjinor është nga listat e mbyllura, s’është nga listat e hapura. Sidoqoftë listat e hapura nuk janë tabu”.

Sa i takon heqjen e koalicioneve parazgjedhore jep një shembull konkret përse e mbështet këtë ndryshim.

“Është një deputet këtu, që është produkti më domethënës i arsyes, pse koalicionet nuk janë një unitet demokratik në program. Ka kap dhe ai një drejtori”.

Duke mos e fshehur dobësinë që ka për debatuar me deputetit monarkist Kujtim Gjuzi, i jep arsyen përse nuk mbështet referendumet.

Unë jam i hapur për të gjitha. Referendum për monarkinë nuk do të ketë sepse fiton ti dhe bëhesh mbret. Mos më ndërhy të hëngsha shaminë që ke në xhep”.

Me një tjetër deputet të opozitës replikoi për situatën e kriminalitetit. Halit Valteri publikoi një video nga atentati që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, ku ngeli i vrarë shoferi i tij, por Rama i flet me shifra që sipas tij janë brenda normales të vendeve europiane.

Tv Klan