“Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë.” Kjo është një prej dëshmive që kryeministri Edi Rama solli sot në takimin javor me koordionatorët, si provë që platforma e bashkëqeverisjes po funksionon. Përtej çdo skepticizmi apo mosbesimi, kreu i qeverisë tha se hallet e qytetarëve po zgjidhen.

“Besimi tek platforma po rritet. Hallet dhe problemet që po zgjidhen po rriten në numër. Edhe skeptikët që i drejtohen Platformës për hajgare, i kthehen sërish me mesazhe falënderuese.”

Një banor i komunës Luznie në Dibër shkoi përtej problemit personal duke shfrytëzuar takimin me kreun e qeverisë.

“N

ë zonën ku jetoj unë janë të gjithë për ndihmë ekonomike.

Fonde keni sjellë por me ardh atje me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar nëpër gropa

.”

Me një gur vrasim dy zogj. Zgjidhim hallin, por edhe identifikojmë punonjësit në zyrat e shtetit që meritojnë tu tërhiqet veshi kur kanë gabuar pak, apo të ndëshkohen dhe të largohen nga puna kur gabuan shumë pao kur të shkojnë në ndekje penale kur behet fjalë për një faj që ndëshkohet me ligj”, tha Rama.

Kryeministri inkurajoi dhe ftoi të gjithë qytetarët t’i drejtohen platformës së qeverisjes, si mënyra më e mirë dhe me e shpejtë për zgjidhjen e padrejtësive ndërsa tha se kjo eksperiencë po kërkohet të aplikohet edhe nga partnerë të tjerë në rajon.

Tv Klan