Kemi ftuar NATO-n për bashkëfinancim

Pas kthimit nga Madriti ku mori pjesë në samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama zbuloi se do të niset së shpejti drejt Brukselit me një propozim strategjik. Ai tha se qeveria shqiptare ka ftuar në bashkëfinancim NATO-n për ndërtimin e një bazë navale ushtarake në Porto Romano, në Durrës.

I prerë u tregua për Hartën e re Gjyqësore teksa tha se nuk ka asnjë bojkot që mund ta ndryshojë.

Pati dha një përgjigje edhe mbi kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, me akuzën se bashkëshorti i saj ka përfituar nga ligji për investimet strategjike.

Vetë ministrja Xhaçka tha se pret verdiktin e institucioneve të parlamentit.

Rama ndau disa detaje edhe rreth bisedës së zhvilluar mes tij dhe presidentit amerikan Joe Biden gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

Rama përsëriti se Shqipëria i ka kryer detyrat e vendosura nga unioni europian për hapjen e negociatave, duke e quajtur BE një krijesë me tekat, hallet, kapriçot dhe dobësitë e veta.

Tv Klan