Ahmetaj: 2 mln Dollarë për ndërtimin e 18 pallateve

18 pallate të lagjes “Lugina” në Shijak janë shembur për t’i hapur udhë rindërtimit të pallateve te reja. Ecurinë e punimve për krijimin e terrenit ku do rindërtohet lagja e re e inspektoi kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në zonë ka nisur ndërtimi i shkollës se re. Kreu i qeverisë zgjodhi këtë moment për të sqaruar se punimet aktuale po bëhen me fondet e qeverisë ndërsa janë ende në pritje për fondet e përfituara nga BE për rindërtimin.

“Kjo është mundësi e mirë për të sqaruar disa që komentojnë ku janë paratë e botës. Bota i administron vetë dhe janë fonde që administrohen nga vetë BE-ja përmes strukturave të veta. Ne për të reaguar me sa më shpejt kemi bërë procedura speciale”, tha Rama.

Lagja “lugina” është një ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019.

Tv Klan