Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e kësaj të hëne se do t’i kërkojë Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që Bashkimi Europian të mos e përjashtojë Ballkanin Perëndimor, pra edhe Shqipërinë nga eksporti i mallrave që lidhen me shëndetësinë.  

“Arsyeja e bisedës me Presidenten është domosdoshmëria jetike e rajonit tonë që në përballimin e luftës me koronavirusin BE të mos e përjashtojë Ballkanin Perëndimor, pra edhe Shqipërinë, nga perimetri i eksporteve të materialeve të pajisjeve mjekësore, në përpjekjen e duhur dhe legjitime për unifikuar proceset e brendshme të tregtisë së mallrave që lidhen me shëndetësinë, duke kërkuar të adresojë atë që përmenda më lart, segmentimin e vendimmarrjeve, në një konfuzion mes vendeve anëtare, për eksportin e maskave nga njëri-tjetri, respitarotëve etj. BE nuk mund dhe nuk duhet në asnjë mënyrë ta përjashtojë Ballkanin Perëndimor nga aksesi tregtar nga këto mallra kaq esenciale për shëndetin e popupjve tanë.

Rama siguroi të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, se pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, plani i rindëritimit do të vijojë. Në këtë kontekst ai tha se do të kërkojë nga von der Leyen që fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve të mos ndryshojnë destinacion.

“Përtej kësaj situate financiarisht të jashtëzakonshme për BE, fondet që BE premtoi në Konferencën e Donatorëve nuk do të ndryshojnë destinacion, sepse plani ynë për rindërtimin as nuk shtyhet, as nuk ndryshon”./tvklan.al