Edi Rama nuk vë aspak në dyshim mandatet që i duhen për krijimin e qeverisë, por grave e vajzave durrsake u tha se në 11 Maj, Partia Socialiste kërkon një fitore bindëse si rezultati i dalë nga kutitët e votimit në zgjedhjet e vitit 1992.

“Si 71, 2,3,4 mandate që duhen për të pasur qeverinë ne i marrim në 11 Maj. Ne do të marrim fitoren e 10 dhe ata rezultatin më të keq pas atij të 97”, tha Rama.

Asnjë dilemë nuk ka edhe për deputetët e ardhshëm socialistë të këtij qarku, teksa ironizon kundërshtarët e tij në kampin blu.

“Plasi syri i keq. Tani kam besim se mandati 9 u morr”, tha Rama.

Ndërsa në takimin me të rinjtë e Kavajës, Golemit e Rrogozhinës, Pandeli Majko foli me bindje se Edi Rama i mund demokratët në çdo lloj forme që të paraqitet në zgjedhje.

Në Kavajë ku vijoi turin e tij elektoral, ripërsëriti se vota për PS është votë për anëtarësimin, e kundërta sipas tij është kthim pas.

“Herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës me borxhet që mund ta çonin në kolaps nga e para”, tha Kryeministri.

Duke qene se sondazhet e brendshme të selisë roze ju tregojnë se mbështetjen më të madhe kjo forcë e ka nga gratë dhe vajzat, Rama shpjegoi edhe arsyen se përse axhendën e tij e ka ndërtuar mbi këtë format.

“Unë thjesht konstatoj një fakt që gjysma e burrave janë në rregull, por ka një gjysmë që janë çyryk dhe kjo na ka sjellë të mirën e madhe që më shumë gra e vajza janë afruar”, theksoi kreu i PS.

Tv Klan