Kryeministri: Mbani kontakt për cdo gjë, faza e dytë komunikimi me ministrat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dëgjesën e radhës me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”  të cilët dhanë propozimet e tyre për të punuar me projekte të fushave të ndryshme në mandatin e tretë të qeverisë së tij.

 “Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Punova lokalisht rreth 2 vite si konsulent biznesi. Më ofruan një mundësi nga Fondi Amerikan Shqiptar që të kryeja MBA në Amerikë. Kontributi im mund të jetë shumë më i mirë pasi unë jam kthyer”,  tha Selim Blliku, ish-student.

Ndër alternativat e shumta të paraqitura para Kryeministrit, spikati dhe një propozim për sigurinë online të fëmijëve.

Unë quhem Fjoralba Golikja, vazhdoj studimet Master në Universitetin e Stokholmit në Suedi për Sigurinë e Informacionit dhe kam një përqendrim të veçantë te hyrja online e fëmijëve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit ose agjencive përkatëse të sigurisë”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama shpjegoi hapat e mëtejshëm që do ndiqen pas dhënies së propozimeve.

Do të ketë një takim të dytë në Zoom me ministrin apo ministren e fushës së interesit tuaj, kështu që koha e takimit të dytë nuk është shumë e shkurtër, por qëllimi është që ne pas pushimeve, ta kemi kryer këtë proces”.

Takimi i radhës shënoi sesionin e 11 të dëgjesave në kuadër të nismës “Gati për Shqipërinë”.

Klan News