Kryeministri: Kini durim, mbani kontakt për çdo gjë sepse do ju kontaktojmë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dëgjesën e radhës me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”  të cilët dhanë propozimet e tyre për të punuar me projekte në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Gjatë bashkëbisedimit kryeministri pikasi një prej të rinjve, të cilin nuk po e takonte për herë të parë.

“Për dijeninë tuaj dhe të të tjerëve, unë e kam takuar këtë, se ky doli në protestë kundër meje fuqishëm prandaj e kam takuar. Pastaj ramë dakort që të mos biem dakort, por të jemi shokë”, është shprehur Rama.

Pasi dëgjoi propozimet, kryeministri Rama u dha porosi të rinjve të jenë të duruar derisa të kontaktohen nga kryeministria për të parë çdo mundësi bashkëpunimi.

Klan News