Ka qenë një përballje e fortë, ajo mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish – deputetit dhe ish – mikut të tij Ben Blushi, në interpelancën e thirrur me urgjencë nga ky i fundit dhe 6 deputetë të tjerë për të kërkuar shpjegim për mos  caktimin e një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ben Blushi bën përgjegjes direkt Edi Ramën dhe qeverinë e tij që kanë rritur korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dështime, që sipas tij ndikuan në këtë vendim të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

Por Kryeministri, në një përgjigje të përqendruar më shume tek batutat, tha se Vettingu është e vetmja çështje që pengon çeljen e negociatave.

Pas këtij fjalimi, Rama u largua për pak minuta çka u pasua nga debate në sallën e Kuvendit, edhe nga 2 deputetë e tjerë firmëtarë të kërkesës për interpelacë Vangjel Dule e Nard Ndoka.

Blushi e akuzoi Kryeministrin se kriminalizoi parlamentin, ndërsa e bëri përgjegjës edhe për lirimin e Lulzim Berishës, si dhe mos kapjen e Klement Balilit.

Tv Klan