Pas Elbasanit, Edi Rama dhe Ben Blushi janë përplasur ballë për ballë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku me kërkesën e deputeteve Dade e Hafizi, është diskutuar incidenti mes deputetit dhe një grupi anëtarësh të Partisë Socialiste.

Edi Rama i ka kërkuar Blushit të bëjë pubik emrat e të inkriminuareve që e kanë kërcënuar. Kryesocialisti mësohet se e ka akuzuar Blushin se prej 3 vjetësh, akuzon dhe shpif për Partinë pas asnjë argument.

Vetë Blushi pas mbledhjes ka pranuar se ka pasur debate të ndezura mes tij dhe Ramës, të cilin e bën përgjegjës për kriminalizimin e Partisë dhe se ka futur gjuhën e dhunës brenda saj.

Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste:

Ngjarjet e Elbasanit e kanë burimin në këtë seli.Sepse urrejtja, gjuha armiqësore , shpallja e dikujt armik, i nxiti ata në Elbasan të sillen ashtu sicc u sollën. Dhe nëqoftëse Partia Socialiste ka votuar një ligj për dekriminalizimin dhe nuk ka pasur kriminelë, pse e ka votuar?

Pas Blushin ka reaguar deputeti i Librazhdit, Taulant Balla, i cili tha se Grupi Parlamentar ndihej i shqetësuar për deklaratat e Blushit dhe se deputetit të Elbasanit, ishte kërkuar të thotë emrat e deputetëve të inkriminuar, gjë të cilën ai e ka refuzuar.

 

Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste:

Ke një deputet  të Partisë Socialte që në mënyrë të vazhdueshme ka hedhur baltë mbi grupin parlamentar duke thënë që ky grup është i mbushur me kriminelë dhe grupi parlamentar i kërkoi emrat. Ore na thuaj emrat? Emra s’kam. Secili fatin e vet politik e ka në dorë vetë.

TV Klan