Rama: Reformë në këtë sektor, shlyerje të borxheve

25.5 milionë Euro si bashkëfinancim i qeverisë shqiptare, gjermane, zvicerane dhe BE janë investuar për programin e sektorit të ujit që ka mundësuar dhe ndërtimin e godinës së re ujësjellës-kanalizimeve dhe rrjetit të kanalizimeve për Bashkinë e Kamzës.

I vetëdijshëm se ndërmarrjet e ujësjellësit janë përdorur ndër vite si ndërmarrje punësimi për militantët partiak kryeministri kërkon që kjo praktik të marrë fund.

Rama premton nisjen e reformës së ujit duke treguar dhe mënyrën sesi duhet që këto ndërmarrje nga gjeneruese të borxheve për buxhetin e shtetit të kthehen në ndërmarrje fitimprurëse.

I pranishëm se bashku me ambasadorin gjerman dhe atë zviceran, kreu i delegacionit të BE flet me shifra për ndihmën që është dhënë nder vite për mjedisin, klimën e ujin e pijshëm. 210 milionë Euro janë dhënë sipas Sorecës në 10 vitet e fundit për këto sektor ndërsa ndihma e parashikuar në formën e granteve përmes programit IPA 3 në 7 vitet e ardhshme 60 milionë Euro.

Tv Klan