“Nisim furtunën mbi foletë e krimit”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama, brenda muajit Nëntor qeveria do të ketë gati ligjin që godet çdo prokuror e gjyqtar që shfrytëzon periudhën përpara daljes në komisionet e vetingut për t’u pasuruar në shkelje të ligjit.

Përmes dy postimeve në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se ishte takuar me grupin e punës që do të hartojë ligjin special që pritet të godasë lidhjet e njerëzve të drejtësisë me botën e krimit të organizuar.

“Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar, masat kundër KÇK-së që po finalizohen në letër.  Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK-së”.

Kjo nismë e ndërmarrë nga kryeministri erdhi pas deklaratës që ai bëri për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoji, të cilin e akuzoi se për llogari të grupeve kriminale kishte firmosur urdhër-arrestin për kreun e Kadastrës së Durrësit.

Tv Klan