Kryeministri Edi Rama ka dhënë në Facebook lajmin se brenda javëve të Prillit do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera vaksine nga Pfizer.

Kreu i qeverisë thotë se sezoni turistik do të lehtësohet ndërsa Shqipëria së shpejti do të kalojë në vendet me volum të lartë të vaksinimit në Europë.

“Lajm i mirë. Brenda javëve të Prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shprehet Rama.

Të dielën në Shqipëri nisi vaksinimi masiv. Në vendin tonë kanë hyrë 4 lloje të ndryshme vaksinash kundër koronavirusit Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac./tvklan.al