Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste u është përgjigjur të gjithë atyrë që e kanë kritikuar për projektin e rindërtimit.

Në fjalën e tij para socialistëve, Rama tha se puna nuk fillon kur janë fadromat në terren, por kur nis projekti në letër. Po ashtu ai tha nuk mund të ndërtohen lagje të tëra për një kohë shumë të shkurtër, por premtoi se në fund të këtij viti mijëra banorë në Durrës do të futen në shtëpitë e tyr të reja.

Brenda vitit të ri, qindra e qindra, mijëra banorë në Durrës do të hyjnë në shtëpi të re dhe do kenë shtëpi të re më të madhe dhe më të fortë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej ai tha se tani duhet një betejë shumë e madhe komunikimi me njerëzit dhe shtoi të gjithë duhet të jenë të vëtëdijshëm se vendi ka shumë probleme dhe duhet punë për të ecur përpara.  

Për të gjitha këto na duhet një betejë shumë e madhe komunikimi me njerëzit.Na duhet një betejë që vetëdija që të gjitha këto janë të mira për njerëzit, por këto nuk mjaftojnë për t’i parë njerëzit me idenë që të çohen dhe të duartrokasin”, shtoi Kryeministri./tvklan.al