“Nuk do të ketë inspektorë bujqësie në terren”

Kryeministri Edi Rama nuk bie dakord me shifrat që flasin për ulje të numrit të bagëtive në vend.

“Sot Shqipëria, meqë kemi dëgjuar dhe keni parë shumë, qumështi, falimentuan, iku, mbaruan, ikën lopët, vdiqën dhentë, Shqipëria sot prodhon 97% të qumështi që konsumon. Tani më thoni ku ikën?”

Ka edhe një shpjegim për fermerët që ankohen për mungese të tregut të shitjes së prodhimeve të tyre.

“Dalin në televizor pamjet e disa fermerëve që fatkeqësisht hedhin qershitë e tyre se nuk i shesin dot dhe bërtasin për subvencione, dhe bërtasin për qeverinë që nuk i ndihmon dhe bërtasin për çmimet dhe kjo do të ishte shqetësuese nëse kështu do të ndodhte me të gjitha qershitë e Shqipërisë, por në fakt në po të njëjtin territor, ka të tjerë që pikërisht me qershinë dhe pikërisht në këtë kohë, me këto vështirësi, bëjnë sukses dhe bëjnë më shumë sukses si rezultat pikërisht i rritjes së çmimeve”.

Dhënia e naftës pa taksa thotë se po i shërben edhe për të formalizuar ekonominë ku së shpejti do të vijnë në ndihmë edhe dronët dhe satelitët.

“Nga një anë me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për arsye procedurash etj. kanë marrë pak më shumë sesa ne e kishim parashikuar, por që do të vijnë brenda këtij viti, shpresoj dhe me faturat”.

Edhe ministrja e Bujqësisë foli për marrje të eksperiencave të huaja në bujqësi. Kryeministri Edi Rama përsëriti synimin 1 miliard euro eksporte në bujqësi dhe peshkim.

Tv Klan