Rama: Bujrum të ulemi! Oferta ime për Bashën është pa kufij, Shqipëria është arsyeja përse ne ekzistojmë



Rama: Bujrum të ulemi! Oferta ime për Bashën është pa kufij, Shqipëria është arsyeja përse ne ekzistojmë

23:21 29/04/2021

Duam ne Shqipëria ecën, s’duam ne Shqipërisë i vihen gurë nëpër këmbë

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të enjte në studion e “Opinion” për ofertën e tij “pa kufij” që ka për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Ai është shprehur në studio se Shqipëria është arsyeja përse ne ekzistojmë dhe nuk jam është i rëndësishëm emri im apo i Lulzim Bashës.

“Duam ne Shqipëria ecën, PD nuk ka ndonjë kundërshtim për ta çuar Shqipërinë në BE, atëherë bujrum të ulemi dhe t’i japim një të shtyrë,” ka thënë Edi Rama ndër të tjera…

“Oferta ime është pa kufij, nuk kam asnjë kufij fare. Është çështje e vullnetit të brendshëm. Sali Berisha nuk e ka këtë vullnet, nuk e do. Narko, narko, revolucion, revolucion kjo do vullnet të brendshëm.

Unë nuk kam asnjë kufij, zero dhe pastaj ndërtohet një frymë. Fryma të sjellë në tavolinë dhe ulesh fillojnë ato muhabetet.

Shqipëria është arsyeja përse ne ekzistojmë apo ne jemi arsyeja përse ekziston Shqipëria? Këtu duhet ndarë, pra është Shqipëria dhe ne ekzistojmë në funksion të saj apo ekzistojmë ne dhe Shqipëria është funksioni ynë, sepse kjo politikë që ne kemi zhvilluar gjithë këto vite e ka bërë Shqipërinë në funksion tonin.

Duam ne Shqipëria ecën, s’duam ne Shqipërisë i vihen gurët nëpër këmbë. Nëse është Shqipëria dhe të gjithë e thonë PD është një parti që nuk ka ndonjë kundërshtim për ta çuar Shqipërinë në BE, por që thotë ne e duam sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Kështu jemi edhe ne, është kjo më e rëndësishme se sa si e kam emrin unë, si e ka emrin Lulzim Basha, si e kemi emrin ne? Është kjo më e rëndësishme se sa po të themi Taulant Balla apo Flamur Noka?

Po. Atëherë bujrum, kjo është një arsye shumë e madhe për t’u ulur e për të thënë shiko e di si është puna duke u marrë kaq shumë me njëri-tjetrin duke harxhuar kaq shumë energji, kush jam unë e kush je ti.

Bababum e bababam unë këtu e unë aty. Kemi humbur shumë shumë kohë dhe mund të humbasim akoma kohë.

Hajde të ulemi e të themi: Mund t’i japim një të shtyrë ne të gjithë bashkë?

Pastaj si e bëjmë këtë duke qenë kush ku unë kam zero kufij,” ka thënë kryeministri Rama në Opinion./tvklan.al







Të ngjashme