Rama: Çdo pallat i prekur nga tërmeti të ketë dosjen e tij

Posta

Rama: Çdo pallat i prekur nga tërmeti të ketë dosjen e tij

11:22 22/09/2019

Në takimin me ministra dhe prefektë mëngjesin e së dielës, Kryeministri Edi Rama kërkoi që çdo ndërtesë apo pallat i prekur nga tërmetet të ketë dosjen e tij, ku të mbahen shënim problemet dhe më pas të ndërhyhet për rehabilitimin.

 “Gjëja që u duhet thënë të gjithëve është se nuk jemi në kushtet e rrezikut eminent në asnjë rast sot, pra nëse do të marrim masë për një godinë apo pallat që ka një çarje, nuk është diçka eminente sot që ajo çarja të kthehet në një shqyerje larg qoftë. Por të gjitha këto duhen shpjeguar me qetësi. S’ka nevojë për inxhinierë në këtë moment për komunikimin, për inxhinierë ka nevojë që të shkojnë dhe të bëjë të gjitha analizat. Prefektë, çdo godinë e prekur, sidomos pallatet se me shtëpitë do të jetë më e thjeshtë, është e domosdoshme të jetë në një dosje, të ketë dosjen e vet. Të ketë “file’ e vet, ku thuhet kjo godinë ka këtë, këtë, këtë dhe të firmoset e aty pastaj të kalojë për trajtim tek emergjencat për fazën e rehabilitimit.”

Kreu i ekzekutivit tha se edhe në godinën e kompleksit qeveritar ka pasur plasaritje, por jo çdo plasaritje është problematik për sa kohë nuk është dëmtuar struktura.

 “Plasaritjet nuk duhet t’i shqetësojnë. Çarjet e pallateve duhet parë, është fuga sizmike, p.sh. tek kryeministria midis korpusit qendror dhe korpusit të ri të ish-ministrisë së Financave, ka një spostim, është fuga sizmike që ka funksionuar, sepse ka krijuar amortizimin. Pra nuk është një çarje shqetësuese për të ardhmen e godinës. Por nuk do të thotë se janë të gjitha kështu, mund të ketë raste ku ka çarje të strukturës, dhe aty duhet të parandalojmë rrezikun.” /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT