“Krenar për miqësinë me Erdogan, por ai nuk ndërhyri në 2009-ën”

Zgjidhja e një prej çështjeve të mbetura pezull me fqinjin tonë jugor, marrëveshja e detit me Greqinë duhet të kalojë përmes një gjykate ndërkombëtare. Qëndrimin e tij për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve,  Kryeministri Rama e ka ripërsëritur edhe për televizonin grek “Mega”.

Kishte një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje, e cila bazohet në traktatin ndërkombëtar të Montegobei. Çdo vend që ka dalje në det ka të drejtën dhe nuk është diçka për të cilën negocioni ose kërkoni nga të tjerët të zgjerojnë ujërat tuaja atje ku është e mundur.

Kur kjo nuk është e mundur, vendet duhet të vijnë në një marrëveshje, ndërsa çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Ne mund të arrijmë një marrëveshje të mirëbesimit duke ngritur çështjen në një gjykatë ndërkombëtare me një rezultat objektiv dhe të jetojmë drejt të gjithë paqësisht nga atje e tutje. Ishte diçka që vazhdimisht e ndava me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm”, tha Rama.

Kjo çështje do të jetë edhe në fokus të takimit që Kryeministri tha se do ketë brenda disa javësh me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, vizitë kjo që do të pasohet edhe nga ajo e Kryeministrin Mitsotakis. I vënë në qendër të akuzave nga media greke por edhe ish Ministrja e Jashtme Dora Bakojanis se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2009 u prish për shkak të ndërhyrjes së palëve të trera, duke ju refruar këtu Ankarasë, Rama tha.

Nuk ishte e vërtetë, ishte 2009-a. Në atë kohë unë isha udhëheqësi i Partisë Socialiste, domethënë opozita, dhe nuk isha takuar, dëgjuar apo biseduar me Erdoganin kur ai ishte kryeministër. Çështja shkoi në gjykatën kushtetuese, e cila nxori këtë vendim. Kështu që Turqia nuk gjendej askund. Unë thashë që në prani të Dorës dhe e kuptoj zhgënjimin e saj, sepse ajo nënshkroi marrëveshjen, por këto gjëra ndodhin. Jam krenar që jam mik i Erdoganit. Ai kurrë nuk u përpoq të më tregonte asgjë për këtë”.

Rama komentoi edhe shqetësimin e ngritur nga Athina zyrtare për çështjen e pronave të minoritetit  grek në Shqipëri, problem që sipas kryeministrit është duke u stabilizuar.

Tv Klan