Pas deklaratës së CDU/CSU për të ndërmjetësuar dialogun politik në Shqipëri, ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, Kryeministri thotë se është dakord për një dialog pa kushte.

“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë”, deklaron Kryeministri Rama. /tvklan.al