Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar çmenduri dekretimin e datës 13 Tetor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Ai shkroi në Twitter menjëherë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, se zgjedhjet do të jenë në 30 Qershor.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”.

Këtë qëndrim, Kryeministri e mbajti dhe në takimin elektoral në Vorë. Ai theksoi se opozita nuk e vrau dot 30 Qershorin dhe ironizoi vendimin e ri të Presidentit Meta.

Tv Klan