“Presidenti ka dalë nga të gjitha shinat”

Edi Rama i sheh denoncimet publike dhe ato në organet e drejtësisë së Partisë Demokratike për inceneratorët si një strategji të gabuar politike në prag të fushatës zgjedhore.

“Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit dhe mungesës së vizionit dhe boshllëkut të programin dhe inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë  duke u bërë më të dukshme dhe të turpshme, dhe fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh qoftë nga PD edhe nga partia presidenciale dhe është e qartë që përballë kësaj marrëzie dhe degradimi nuk mund të bëjmë asgjë. Ne do të vazhdojmë para drejt qeverisë dhe punës tonë ku nuk jemi ndalur në asnjë moment”.

Të njëjtën gjë mendon dhe për akuzat e Presidentit Meta, për të cilin, tha pas takimit me koordinatorët socialistë, se është vënë në funksion të një partie politike.

“Është vërtet një fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e ilir Metës ku ndodh shumë para kohë nuk e di kudo shkojë aq herët sa ka filluar sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe sëkëlldisësh për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që fatkeqësisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucion në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon, është për të ardhur keq vërtetë”.

Presidentin e ironizoi edhe gjatë një takimi me Task – Forcën për masat anti-covid.

“Aplikojmë gjoba prej ditës së parë, kemi vendosur një gjobë për maskën dhe çohet Presidenti i Republiëks dhe flet për mbajtjen e maskës si shantazh ndaj lirive, ndaj të drejtave të njeriut, se për të që vetëm President nuk është s’ka rëndësi fare asgjë tjetër, vetëm se si të helmojë, të dëshpërojë popullin e vetë në mënyrë që pastaj kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ç’të mundet për atë sh.p.k-në e tij. Imagjinoni Mbretëreshën e Anglisë të dalë të thotë që gjoba për maskën që është nga më të lartat në Britani është shantazh ndaj lirive dhe të drejtave, imagjinoni të dalë kancelarja, Presidenti i Gjermanisë, Presidenti i Italisë, ndërkohë që sot gjoba në Neë York shkon deri në 15 mijë Dollarë për shkelje të rregullave dhe për mosvendosjen e  maskës aty ku maska është e detyruar, vetëm kur vrapon mund të mos mbash maskë, në vendet e Evropës shkon mesatarisht 1 mijë Euro”.

Për lojë politike me pandeminë, akuzoi edhe kryedemokratin Basha.

“Del ky tjetri, Coli me Lolin. Kapacitetet janë ezauruar, spitalet janë tejmbushur, njerëzit po lihen rrugëve, çfarë janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme, sepse faktikisht sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen, por duam që ta mbajmë të keqen larg. Nëse ne nuk bëjmë secili tonën, mund të mbushen në një kohë të shpejtë. E flasin këta që Zoti e desh Shqipërinë që nuk erdhi Covid kur i kishin këta në dorë gjërat se atëherë do ishte ç’a do ishte, atëherë do shikonim ç’a do shikonim, atëherë do thoshim s’dimë kush është e keqja më e madhe Covid apo këta”.

Për pandeminë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se situata do të vijë drejt përkeqësimit, prandaj është e nevojshme që të respektohen masat.

Tv Klan