Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të përjashtohet nga grupi parlamentar deputeti i Partisë Socialiste në Kurbin, Gjetan Gjetani.

Rama foli ashpër ndaj deputetit socialist Gjetan Gjetani, i cili një ditë më parë kritikoi Policinë e Shtetit për situatën kriminale në vend.

Nuk e pashë dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga Partia Socialiste. Deputeti i PS, Gjetan Gjetani ka dalë kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëron se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të jetë i pari që do të dalë në protestë

.

Nuk ka bërë asnjë punë, por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kurbin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në Partinë Socialiste”,

deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS.

Edi Rama kritikoi gjithashtu edhe drejtuesit e partisë në rrethe, të cilët i konsideroi si shefa kuadri që bëjnë ndërmjetësin për punësime

Kryeministri u shpreh se shumica e kryetarëve të PS në rrethe kanë braktisur detyrën e tyre.

“Partia në territor është larg së qëni Partia Socialiste që duam, që kryen funksionet e patjetërsueshme të komunikimit me ata që na kanë besuar. Madje shumica e kryetarëve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime

“, thotë Kryeministri Edi Rama. /

tvklan.al